“Gjithmonë kam pasur rikthime”, Berisha flet hapur për dëmtimet dhe operacionin
Mesfushori i Lecce-s, Medon Berisha, e ka përshkruar rikthimin në ndeshjen ndaj Cagliarit si një emocion të veçantë. “Ishte një emocion që nuk mund të përshkruhet. Në fushë nuk dukej reale pas një ndalese kaq të gjatë”, është shprehur mesfushori shqiptar, në një media italiane. Ai pranoi se mund të japë edhe më shumë për të ndihmuar skuadrën, ndërsa zbuloi edhe udhëzimet që mori nga trajneri: “Më tha të shkoja poshtë sulmuesit dhe të gjeja hapësira mes linjave. Të luaja siç di të luaj”. Berisha kujtoi edhe periudhën e vështirë të dëmtimit, e cila erdhi në një moment kur ishte në formë të mirë. “Isha në formë dhe po bëja mirë, ndaj ishte gjëja më e keqe që mund të ndodhte. Në fillim mendoja se...
Burimi:
vizionplus.tv