“Gjithmonë do të jem një ‘Culer’”, ylli i Barcelonës me mesazh të ndjerë pas transferimit te rivalët
Ditën e djeshme u zyrtarizua tarnsferimi i Hector Fort nga Barcelona te Real Sociedad, për 8.5 milionë euro. Barcelona ka të drejtën e riblerjes si dhe ka një % të konsiderueshme për çdo shitje të tij në të ardhmen. Vetë lojtari i ka dhënë lamtumirën Barcelonës, përmes një mesazhi shumë të ndjerë. “Unë linda vetëm pak metra larg “Camp Nou”, në një familje dhe një lagje që i ndjente ngjyrat e klubit si të vetat. Gjithçka filloi në moshën shtatë vjeç për atë djalë nga Les Corts që luante në sheshin lokal dhe përfundimisht do të vishte fanellën e klubit që ai gjithmonë e kishte ndjerë si të vetin. Nuk ka fjalë për të shprehur se çfarë ka nënkuptuar për mua të kem fatin e...
Burimi:
telesport.al