‘Gjithçka pjesë e një skeme me bekimin e Ramës’, Boçi: Informacioni është pushtet
I ftuar në edicionin e pasdites në Syri TV, deputeti i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, foli për situatën e krijuar rreth Shërbimit Informativ dhe përgjegjësinë e kryeministrit Edi Rama. Boçi tha se Rama po përpiqet të shmangë përgjegjësinë politike duke ia atribuar përgjegjësinë personave të emëruar dhe drejtuar prej tij. Deputeti demokrat tha se ajo që po ndodh nuk është thjesht një çështje e transmetimit të informacioneve, por pjesë e një skeme më të gjerë të kontrollit politik. Boçi deklaroi se Shërbimi Informativ është kthyer në një instrument për interesa politike dhe se informacioni i ka shërbyer kryeministrit edhe përmes kanaleve alternative, përtej komunikimit institucional. “Pushteti është informacion në demokraci”, u shpreh Boçi, duke shtuar se situata kërkon përgjegjësi politike dhe reflektim nga kryeministri. Pjesë nga...
Burimi:
syri.net