Gjithçka në duart e AKSHI-t, OECD: Shqipëria ka modelin më të centralizuar të shërbimeve digjitale në rajon
Shqipëria ka modelin më të centralizuar të administrimit të shërbimeve publike digjitale në Ballkanin Perëndimor, me Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) që kontrollon pjesën kryesore të zhvillimit dhe funksionimit të tyre. Ky përqendrim ka mundësuar që rreth 95% e shërbimeve të administratës qendrore të ofrohen plotësisht online në fund të vitit 2025, por ka krijuar njëkohësisht varësi të lartë nga kapacitetet e një institucioni të vetëm dhe ka lënë pas bashkitë, universitetet dhe institucionet e tjera të pavarura. Sipas raportit të OECD-së, Shqipëria përfaqëson rastin më të qartë në rajon ku një institucion qendror jo vetëm koordinon politikat e digjitalizimit, por zhvillon dhe administron drejtpërdrejt edhe zgjidhjet teknologjike që përdoren nga ministritë dhe agjencitë e tjera. AKSHI, institucion në varësi të Kryeministrisë, ushtron...
Burimi:
syri.net