“Gjithçka mund të ndodhë”- Trump paralajmëron vendim të rëndësishëm për Iranin, Teherani vijon sulmet ndaj anijeve në Hormuz

“Gjithçka mund të ndodhë”- Trump paralajmëron vendim të rëndësishëm për Iranin, Teherani vijon sulmet ndaj anijeve në Hormuz

Kreu i Shtëpisë së Bardhë Donald Trump paralajmëroi se po i afrohet një kthese kritike në luftën me Iranin, lidhur me faktin nëse duhet të rifillojë sulmet masive në një përpjekje për ta mbyllur konfliktin me Republikën Islamike. “Më duhet të marr një vendim të rëndësishëm për Iranin”- deklaroi ai për portalin e lajmeve “Axios”. “A dua t’i sulmoj dhe t’i shkatërroj ata apo jo? Është një vendim i madh. Gjithçka mund të ndodhë”- u shpreh Trump. Edhe pse Trump ka bërë kërcënime të ngjashme më parë, komentet e tij vijnë përpara një takimi të planifikuar të martën e ardhshme me udhëheqësit e gjashtë vendeve të Gjirit – Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Katari, Bahreini, Kuvajti dhe Omani, gjatë takimit të Asamblesë së Përgjithshme...