Gjithçka gati për ‘Akordet e Kosovës’, tri net me spektakël muzikor

Gjithçka gati për ‘Akordet e Kosovës’, tri net me spektakël muzikor

Katër ditë para ndezjes së dritave të Festivalit të Këngës “Akordet e Kosovës” organizatorët kanë shpalosur detaje nga edicioni i katërt, që tash e disa muaj ka filluar të merr formë për t’u shpalosur para publikut në datat 30 e 31 tetor dhe 1 nëntor në Prishtinë. Boshnjaku: Me ‘Akordet’ vlerësojmë historinë  Drejtori artistik i katër edicioneve radhazi, Florent Boshnjaku, ka thënë se përmes emërtimit të Festivalit të Këngës në RTK si “Akordet e Kosovës” po vlerësohet historia muzikore. “Jemi duke vazhduar sivjet me një emërtim të ri, ‘Akordet e Kosovës’, po duam të vlerësojmë historinë, gjithë ata njerëz që kanë kontribuar në realizimin e Akordeve, kompozitorët dhe të gjitha ata që kanë kontribuar me vite e dekada”, ka thënë ai. Boshnjaku ka cilësuar si...