Gjirokastër/ Zjarr pranë lagjes ‘Zinxhira’, zjarrfikësit ndërhyjnë për shuarjen e flakëve
foto nga zjarri GJIROKASTËR- Një zjarr ka përfshirë pasditen e sotme një sipërfaqe me barisht shkurre dhe mbetje në lagjen 'Zinxhira' të Gjirokastrës në afërsi të banesave. Flakët kanë ngritur shqetësim për përhapjen e zjarrit drejt zonës së banuar, ku ka bërë që shërbimi zjarrfikës të ndërhyjë menjëherë pas marrjes së njoftimit nga një qytetar. Në vendngjarje është dërguar një automjet zjarrfikës me grupin e ndërhyrjes. Efektivët kanë punuar për izolimin e vatrës dhe shuarjen e flakëve duke neutralizuar rrezikun për banesat pranë zonës së përfshirë nga zjarri. Pas ndërhyrjes vatra është izoluar dhe zjarri është shuar plotësisht. Nga flakët nuk janë raportuar dëme në banesa./ZËRI
Burimi:
zeri.ai