Gjirokastër/ Vatër zjarri në Kllëz, flakët përfshijnë sipërfaqen pranë fshatit

Gjirokastër/ Vatër zjarri në Kllëz, flakët përfshijnë sipërfaqen pranë fshatit

  Një zjarr ka përfshirë pasditen e sotme shkurre dhe barishte në hyrje të fshatit Kllëz, në Njësinë Administrative Lunxhëri. Nga flakët nuk raportohet për persona të dëmtuar apo dëme materiale. Njoftimi për zjarrin është marrë rreth orës 16:05. Menjëherë drejt vendngjarjes janë nisur grupi i patrullimit që ndodhej në zonë dhe grupi i gatshëm i shërbimit zjarrfikës. Pas mbërritjes në terren, zjarrfikësit kanë ndërhyrë për të vënë nën kontroll flakët, duke bërë të mundur shuarjen e plotë të zjarrit.