Gjermania nuk dërgon më sisteme Patriot në Ukrainë, Pistorius: Rrezikojmë mbrojtjen tonë
Gjermania nuk mund të furnizojë më Ukrainën me sisteme të mbrojtjes ajrore Patriot, pasi rrezikon të krijojë boshllëqe kritike në mbrojtjen e saj. Deklarata u bë nga ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, në një intervistë për grupin mediatik Funke. “Furnizimet, veçanërisht ato të sistemeve Patriot, po rezultojnë të vështira. Gjermania ka dorëzuar tashmë disa sisteme dhe një numër të madh raketash. Për momentin nuk mund të bëjmë më shumë. Çdo pajisje që do të dorëzonim tani nuk do të mund të zëvendësohej për një periudhë të caktuar kohore dhe kjo do të krijonte boshllëqe në mbrojtjen tonë, të cilat nuk mund t’i lejojmë”, deklaroi Pistorius. Ministri gjerman theksoi se vende të tjera kanë kontribuar shumë më pak se Berlini dhe u bëri thirrje aleatëve...
Burimi:
syri.net