Gjermania do të përdorë inteligjencën artificiale për të zbuluar mashtrimet e emigrantëve me ndihmat sociale
Bota E Premte, 18 Shtator 2026 17:55 Qeveria gjermane ka hartuar një plan me 37 masa për të luftuar abuzimin dhe mashtrimet me ndihmat sociale. Paketa, e përgatitur nga Ministria e Punës dhe Ministria e Brendshme, parashikon kontrolle më të forta, shkëmbim më të gjerë të të dhënave mes institucioneve dhe përdorimin e inteligjencës artificiale për identifikimin e rasteve të dyshuara. Ministrja e Punës, Bärbel Bas, deklaroi se qeveria nuk do të tolerojë keqpërdorimin e sistemit të përfitimeve sociale dhe do të përdorë të gjitha mjetet ligjore në dispozicion. Një pjesë e planit lidhet me raste të dyshuara mashtrimi të lidhura me emigrantë nga vende të BE-së, përfshirë Bullgarinë dhe Rumaninë. Autoritetet pretendojnë se në disa raste përdoren punësime fiktive ose me të ardhura shumë...
Burimi:
kohajone.com