Gjenerali Grynkewich: NATO është ushtarakisht shumë më e fuqishme se Rusia!

Gjenerali Grynkewich: NATO është ushtarakisht shumë më e fuqishme se Rusia!

NATO ka kapacitete ushtarake dukshëm më të mëdha se Rusia dhe do të kishte epërsi të qartë në rast të një konflikti të gjerë, deklaroi komandanti suprem i forcave aleate të NATO-s, gjenerali amerikan Alexus Grynkewich, në një intervistë për revistën gjermane “Der Spiegel”, të publikuar sot. Sipas tij, kapacitetet ushtarake që aleanca do të vinte në dispozicion në një konflikt të madh “e tejkalojnë shumë fuqinë e Moskës”. “Rusia nuk disponon avionë luftarakë modernë F-35 dhe as numrin e madh të destrojerëve dhe nëndetëseve moderne që zotëron NATO”, theksoi Grynkewich Gjenerali amerikan u shpreh se nuk beson që Rusia do të ndërmarrë një sulm konvencional në shkallë të gjerë kundër Evropës. Sipas tij, presidenti rus Vladimir Putin po përdor metoda të tjera, si sabotazhi,...