Gjendet e vdekur ish-e dashura e McGonigal, gruaja që denoncoi lidhjet e tij me Edi Ramën

Gjendet e vdekur ish-e dashura e McGonigal, gruaja që denoncoi lidhjet e tij me Edi Ramën

Allison Guerriero, ish-partnerja e Charles McGonigal, ish-drejtorit të kundërzbulimit të FBI-së në Nju Jork, është gjetur e vdekur në banesën e saj në Florida. Vdekja e 52-vjeçares është raportuar nga “Daily Mail”, e cila thekson se Guerriero kishte denoncuar më herët aktivitetet e ish-zyrtarit të FBI-së tek autoritetet amerikane. Sipas Daily Mail, Guerriero ndërroi jetë vetëm disa orë pasi kishte publikuar një numër të madh postimesh në rrjetin social X. Të enjten, ajo kishte publikuar rreth 75 postime, mes tyre edhe një video ku shfaqej duke ecur në rrugë dhe kërkonte që vëmendja të përqendrohej edhe te zyrtarë të tjerë federalë. Në një tjetër postim, ajo kishte shkruar: “I hate the FBI”. Ish-partnerja që foli për McGonigalin Emri i Allison Guerrieros ishte bërë i njohur...