No Image Available

Gjekmarkaj: Studentët nuk janë kundër PD-së, thirrjet nga 20-30 neomarksistë

Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj, ka reaguar sa i përket përplasjeve mes protestuesve dhe militantëve të PD-së. Në një lidhje direkte me edicionin informativ në Top Channel, Agron Gjekmarkaj tha për Anila Hoxhën se ata që bënin thirrjet “Rama në burg, Berisha në burg” janë mbështetësit e Arlind Qorit dhe se studentët e dinë që PD është në krah të tyre. “Nuk janë protestuesit ata që kërkojnë largimin e deputetëve demokratë, janë 20-30 neomarksistë të Arlind Qorit. Studentët nuk janë kundër deputetëve demokratë. PD është një parti e protestës. Studentët nuk janë kundër PD-së. Këtu ka dhe socialistë. Janë njerëz që duan që Edi Rama të dorëhiqet. Është grupi i Arlind Qorit që përpiqet të imponojë protestën. Ne jemi këtu për ta mbrojtur protestën....