Gjekmarkaj: Rama ‘puç kushtetues’ ndaj sistemit të drejtësisë
Nënkryetari i Parlamentit, Agron Gjekmarkaj ka ngritur akuza ndaj maxhorancës së qeverisë Rama se po bën 'puç kushtetues' ndaj sistemit të drejtësisë. Ai kërkoi tërheqjen nga rendi i ditës i ligjit për statusin e magjistratëve. "Sot, për arsye të aferave që vënë në presion qeverinë e Edi Ramës, ata vihen në presion për çështje ekonomike, duke kryer një puç kushtetues, duke mohuar verdiktin e Gjykatës Kushtetuese, duke interpretuar atë sipas qejfit, në mënyrë sentimentale, politike, me bon sens a thua, ose marrëdhënia ndërmjet institucioneve është marrëdhënie e qejfit dhe jo e rregulluar nga Kushtetuta" tha ai. Fjala e Gjekmarkajt në Kvuend Procedura nuk është një bunker i palëvizshëm, nuk është një nga ato 700 000 bunkeret që i la trashëgim Partia e Punës së Partisë...
Burimi:
syri.net