Gjashtë vite nga marrëveshja e Uashingtonit, nga “historiku” i Trumpit te një pakt që mbeti përgjysmë në rrugën Kosovë–Serbi
Albert VatajMë 4 shtator 2020, Shtëpia e Bardhë u bë për pak orë skena e një prej momenteve më të bujshme diplomatike të viteve të fundit në Ballkan. Përballë presidentit amerikan Donald Trump, kryeministri i atëhershëm i Kosovës, Avdullah Hoti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, nënshkruan dokumentet që do të hynin në histori si Marrëveshja e Uashingtonit, me objektiv normalizimin ekonomik të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Ishte një marrëveshje e pazakontë. Ajo nuk e zgjidhte çështjen themelore politike – statusin dhe njohjen e Kosovës nga Serbia – por përpiqej ta kthente ekonominë, infrastrukturën, energjinë dhe lëvizjen e njerëzve në një urë mbi hendekun politik. Në atë kohë, Uashingtoni synonte që rrugët, hekurudhat, tregtia, energjia dhe investimet të krijonin një realitet të ri bashkëpunimi,...
Burimi:
kohajone.com