Gjashtë shekuj në një dokumentar! “Përtej Murit – Nëna e Këshillit të Mirë” , një ndërthurje e luftës, identitetit e rezistencës

Gjashtë shekuj në një dokumentar! “Përtej Murit – Nëna e Këshillit të Mirë” , një ndërthurje e luftës, identitetit e rezistencës

Vepra, me ide dhe regji të Gjon Kolndrekajt, skenar të Pal Kolndrekajt dhe prodhim të CrossinMedia, në bashkëpunim me Rai Documentari, sjell një histori gati gjashtë shekullore, që nis në Shkodër dhe vijon deri në ditët e sotme. Një rrëfim që bashkon historinë, besimin, kujtesën dhe identitetin shqiptar, përmes historisë së figurës së Nënës së Këshillit të Mirë. Dokumentari e nis udhëtimin e tij në vitin 1467, në periudhën e pushtimit osman të Shqipërisë, duke ndjekur historinë e figurës së Nënës së Këshillit të Mirë dhe lidhjen tradicionale mes Shkodrës dhe Genazzanos. Por “Përtej Murit” nuk është vetëm një rrëfim mbi historinë fetare. Është një histori njerëzore që përfshin luftërat, pushtimet, emigracionin, persekutimin dhe diktaturën, por edhe forcën e njerëzve për të ruajtur identitetin dhe...