Gjashtë librat që formësuan botën letrare të Colleen Hoover

Gjashtë librat që formësuan botën letrare të Colleen Hoover

Shkrimtarja amerikane Colleen Hoover, një nga emrat më të lexuar të letërsisë bashkëkohore romantike, ka ndarë gjashtë librat që kanë ndikuar në krijimtarinë e saj, nga historitë e dashurisë dhe dilemat morale te thrillerët psikologjikë që e mbajnë lexuesin në ankth. Në një artikull për Vogue, Hoover, autorja e romaneve Verity dhe It Ends with Us, zbulon veprat që e kanë frymëzuar, veçanërisht gjatë shkrimit të Verity, romanit të vitit 2018 që është përshtatur për ekranin e madh me Anne Hathaway, Dakota Johnson dhe Josh Hartnett. Mes librave të përzgjedhur është You i Caroline Kepnes, që e ka ndihmuar Hoover-in të kuptojë se një personazh nuk ka nevojë të jetë i pëlqyeshëm apo moralisht i pranueshëm për ta mbajtur lexuesin të lidhur pas historisë. Ndërsa...