Giuseppe Verdi, gjeniu i operës që për pak sa nuk hoqi dorë nga muzika pas tragjedive familjare

Giuseppe Verdi, gjeniu i operës që për pak sa nuk hoqi dorë nga muzika pas tragjedive familjare

Giuseppe Verdi është një nga kompozitorët më të mëdhenj të operës në historinë e muzikës klasike. Pas një jete të shënuar nga humbje të dhimbshme personale, refuzime dhe sfida profesionale, ai arriti të krijojë disa nga veprat më të pavdekshme të repertorit operistik, mes tyre “La traviata”, “Rigoletto”, “Aida” dhe “Nabucco”. Verdi lindi më 1813 në fshatin Le Roncole, në atë kohë pjesë e Perandorisë së Parë Franceze, ndërsa sot ndodhet në provincën e Parmës, Itali. Prindërit e tij, Carlo dhe Luigia, ushtronin profesione të thjeshta, por talenti i djalit për muzikën u shfaq herët. Vetëm tetë vjeç, ai nisi të shërbente si organist me pagesë në kishën lokale, duke pasuar mësuesin e tij të muzikës, Baistrocchi. Në moshën 11-vjeçare, Verdi filloi studimet në Busseto...