Gianni Infantino kërkon edhe 4 vite të tjera në krye të FIFA-s, konfirmohet rikandidimi
Gianni Infantino do të rikandidojë për postin e presidentit të FIFA-s në zgjedhjet e ardhshme, të cilat do të zhvillohen në mars 2027 në Rabat të Marokut. FIFA ka konfirmuar se asgjë nuk ka ndryshuar në planet e presidentit zvicerano-italian, i cili synon të qëndrojë në krye të futbollit botëror edhe për një mandat tjetër. Infantino, i cili drejton FIFA-n që prej vitit 2016, synon mandatin e katërt në krye të organizatës së futbollit. Nëse rizgjidhet, ai do të vazhdojë të qëndrojë në detyrë deri në vitin 2031. Aktualisht, ai është kandidati i vetëm që ka deklaruar zyrtarisht kandidaturën për zgjedhjet e ardhshme. Rikandidimi vjen në një moment të vështirë për Infantino. Presidenti i FIFA-s është përballur me kritika të forta pas planit tashmë të...
Burimi:
vizionplus.tv