Giacomo Leopardi: Estetika e vdekjes

Giacomo Leopardi: Estetika e vdekjes

Nga Zija Vukaj Xhakomo Leopardi (Giacomo Leopardi) përmbledh në një lidhje intime dashurinë, bukurinë, vdekjen: është kjo një nga veçoritë më karakteristike të poetit, të cilin Alfred de Myse e përshëndet me emrin “sombre amant de la Mort” (dashnori i zymtë i Vdekjes).Dy gjëra të bukura ka bota:Dashuri e vdekje,Thotë Konsalvi: dheVëllezër, njëkohësisht, Dashuri e Vdekje.Do të ngjallin të ardhmen.Gjëra kaq të bukura këtu poshtëTë tjera bota nuk ka, as qielli nuk i ka,thotë poeti në këngën që titullohet pikërisht “Dashuri dhe Vdekje”; në të cilën tri gjëra janë të denja për një shënim të veçantë: një farë personifikimi dhe figuracioni i vdekjes; një shoqërim i vdekjes me dashurinë; një dëshirë e fortë për vdekjen. Vdekja ështëVogëlushja bukurosheE ëmbël në të parë, jo ashtu siE...