Gërryeje me eskavator në shtratin e lumit Vjosa, arrestohet ish-shefi i urbanistikës në Tepelenë
Lorenc Bami MEMALIAJ- Lorenc Bami, ish-shef i urbanistikës në Bashkinë e Tepelenës është arrestuar për ndërhyrje të paligjshme në shtratin e lumit Vjosa. Ndërkohë një hetim në gjendje të lirë ka nisur ndaj 49-vjeçarit Andi Hasani. Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, më 10 tetor në vendin e quajtur "Gallaticë", në fshatin Vasjar të Memaliajt, shërbimet kanë evidentuar ndërhyrje me eskavator në shtratin e lumit Vjosa, zonë e mbrojtur mjedisore. Pas arrestimit, Bami ka reaguar përmes avokatit të tij, duke kundërshtuar dyshimet për ndërhyrje të paligjshme në zonën e mbrojtur. Ish-drejtori i urbanistikës, pretendon se ka kontribuar për një ujësjellës, nëpërmjet burimit nën shtratin e lumit Vjosa, projekt i cili synon të sigurojë furnizimin me ujë për zona të tëra, pas rreth tri dekadash. "Në Memaliaj, u arrestua shtetasi L....
Burimi:
zeri.ai