‘Gërdeci’ 17 vjet që pret drejtësi, Fatmir Mediu paraqitet në GJKKO, mbahet gjyqi në themel

‘Gërdeci’ 17 vjet që pret drejtësi, Fatmir Mediu paraqitet në GJKKO, mbahet gjyqi në themel

Fatmir Mediu TIRANË-Ish-ministri i Mbrojtjes dhe njëherësh kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu është paraqitur mëngjesin e sotëm në GJKKO për seancën e radhës në procesin gjyqësor për tragjedinë e Gërdecit. Në Gjykatën e Posaçme sot zhvillohet gjyqi i themelit ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes. Mediu, pretendon se ai është ngarkuar nga SPAK për gjëra që s’kanë qenë përgjegjësi e një ministri. Ish-ministri ka deklaruar se ndarja e kalibrave nuk është autoritetet i ministrit të Mbrojtjes, por ka rregullore që e përcakton. Ai ka theksuar se do të vijojë me kundërshtimet e pretendimeve të SPAK.  Mediu akuzohet për shpërdorim detyre, pasi sipas SPAK, janë shkelur procedurat e ngritjes së fabrikës së demontimit në Gërdec, pranë një zone të banuar si dhe ato të municioneve. Rihapja e...