SHBA harton planin për të izoluar Iranin. Çfarë fshihet pas operacionit “Iron Gate”?
Presidenti amerikan Donald Trump ka pranuar se lufta në Iran nuk ka marrë mbështetjen e pritur dhe se administrata e tij po shqyrton alternativa të tjera, megjithëse mundësia e një ndërhyrjeje të re ushtarake mbetet e hapur. Ndërsa përplasjet mes palëve vijojnë, me sulme të kufizuara dhe goditje iraniane ndaj anijeve cisternë të naftës, Uashingtoni po shqyrton edhe rrugën diplomatike. Në këtë kuadër, në Shtëpinë e Bardhë pritet të zhvillohen takime me ndërmjetësuesit nga Katari. Paralelisht me përpjekjet diplomatike, Pentagoni dhe shërbimet amerikane të inteligjencës po përgatisin masa të tjera për të rritur presionin ndaj Teheranit. Komanda Qendrore e SHBA-së ka njoftuar një plan për vendosjen e një bllokade tokësore ndaj Iranit, i njohur si “Iron Gate”. Projekti po drejtohet nga rreth 20 oficerë në...
Burimi:
javanews.al