120 mijë euro të grabitura në dy banka në Tiranë, DËSHMIA e Robert Dukës: Lekët i lashë në kazino, u dhashë dhe shokëve

120 mijë euro të grabitura në dy banka në Tiranë, DËSHMIA e Robert Dukës: Lekët i lashë në kazino, u dhashë dhe shokëve

Robert Duka TIRANË-Është zbardhur dëshmia e Robert alias Albert Duka, autorit të dy grabitjeve me armë zjarri në dy filialet e bankave “OTP Bank” dhe “Raiffeisen Bank". Duka i cili u arrestua një ditë më parë, pjesën më të madhe të shumës së grabitur prej afro 120 mijë eurosh e ka shpenzuar në kazino. Ndërkohë rreth 6 mijë euro, Duka ia ka dhënë dy miqve të tij në Vlorë, duke i dorëzuar secilit nga 3 mijë euro. Dy personat janë marrë në pyetje dhe kanë deklaruar se paratë ua kishte dhënë Robert Duka për t’u shlyer një borxh që ai kishte ndaj tyre. Për të verifikuar pretendimet e tij, policia dhe prokuroria mësohet se u kanë kërkuar informacion katër kazinove të njohura në Tiranë, nëse...