Gent Progni denoncon: Shteti ka printuar pasaporta për kriminelë nëpër botë, ka përdorur të dhënat tona për shpërndarje droge

Gent Progni denoncon: Shteti ka printuar pasaporta për kriminelë nëpër botë, ka përdorur të dhënat tona për shpërndarje droge

Eksperti i IT, Gent Progni ka deklaruar në protestën e sotme se afera e AKSHI-t ende nuk është hetuar deri në fund. Gjatë fjalës së tij, ai denoncoi gjithashtu duke thënë se shteti ka printuar pasaporta me identitet false për kriminelë në për botë. Sipas tij të dhënat e shqiptarëve janë përdorur për shpërndarjen e drogës nëpër botë. Progni deklaroi se po të hetohet kjo aferë deri në fund është një nga skandalet më të mëdhaja në 30 vitet e fundit në Evropë. “Sot dua t’ju kujtoj kallëzimin tim në SPAK për AKSHI-n në 2023. Më sulmuan në biznes, me censuruan. Edhe vetë shoqëria ime thoshte po kalon në një teori konspiracioni. Ndërsa sot e shihni sesa aferë e madhe ka qenë ajo. Më besoni...