Gene Sharp: Pushteti jetëgjatë është diktaturë

Gene Sharp: Pushteti jetëgjatë është diktaturë

Nga Gene Sharp DIKTATURAT KANË PIKA TË DOBËTA Diktaturat në përgjithësi duken të paprekshme. Agjencitë e inteligjencës, policia, ushtria, burgjet, kampet e përqendrimit dhe skuadrat e pushkatimit kontrollohen të gjitha nga një dorë e fuqishme. Financat, burimet natyrore dhe kapaciteti prodhues i një vendi shpesh plaçkiten nga diktatorët dhe përdoren për të mbështetur vullnetin e tyre. IDENTIFIKIMI I THEMBRËS SË AKILIT Miti i Greqisë Antike supozohej thoshte se Akili ishte i paprekshëm. Asnjë goditje nuk mund ta dëmtonte atë luftëtar, asnjë shpatë nuk mund ta depërtonte lëkurën e tij. Sipas këtij miti, e ëma e paskësh zhytur në ujërat e lumit magjik Stiks, dhe kështu trupi i tij ishte i mbrojtur nga të gjitha rreziqet. Megjithatë, kishte një problem. Meqenëse e ëma e kishte mbajtur...