Gazment Bardhi: PD e palëkundur në forcimin e partneritetit strategjik me SHBA-në

Gazment Bardhi: PD e palëkundur në forcimin e partneritetit strategjik me SHBA-në

Kryetari i Grupit Parlamentar të PD-së zhvillon takim me të dërguarin special të Presidentit Trump për Partneritetet Globale, Paolo Zampolli. Në fokus, zhvillimet politike, institucionale dhe ekonomike në Shqipëri Kryetari i Grupit Parlamentar dhe Nënkryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Gazment Bardhi, ka bërë të ditur përmes një publikimi në mediat sociale zhvillimin e një takimi me të dërguarin special të Presidentit Donald Trump për Partneritetet Globale, Paolo Zampolli. Takimi, sipas Bardhit, u përqendrua në marrëdhëniet strategjike mes Shqipërisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe në zhvillimet e brendshme politike, institucionale dhe ekonomike të vendit. “Kënaqësi të takoja të dërguarin special të Presidentit Trump për Partneritetet Globale, z. Paolo Zampolli. Përcollëm qëndrimin e palëkundur të PD-së për forcimin e partneritetit strategjik me Shtetet...