Gazi rus drejt Europës? Putin fillon negociatat me ekstremin e djathtë gjerman
I dërguari më i lartë ekonomik i presidentit rus Vladimir Putin dhe udhëheqja e AFD-së e ekstremit të djathtë në Gjermani kanë filluar përgatitjet për t’u takuar vitin e ardhshëm për të diskutuar rifillimin e furnizimeve me gaz për ekonominë më të madhe të Evropës, thanë dy persona të njohur me planin, citon Reuters. Diskutimet për një takim që në mars nënvizojnë marrëdhëniet e ngushta midis Moskës dhe AfD-së, e cila, megjithëse e bllokuar nga pushteti nga një koalicion i rivalëve të saj, është partia më popullore e Gjermanisë me votuesit. Në takim do të marrë pjesë Kirill Dmitriev, i cili është një këshilltar i ngushtë i Putinit dhe që drejton fondin sovran të pasurisë së Rusisë, si dhe bashkëkryetarët e AFD-së, Alice Weidel dhe...
Burimi:
javanews.al