Gazetarja në Bruksel i përmend dhunën policore në protestat e studentëve, acarohet Rama: Po më provokon ti tani?!

Gazetarja në Bruksel i përmend dhunën policore në protestat e studentëve, acarohet Rama: Po më provokon ti tani?!

Kryeministri Edi Rama është përplasur me gazetaren Maria Tadeo, ku diskutoi për procesin e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian dhe sfidat e së ardhmes. Gjatë intervistës në kuadër të “Enlargement Summit”, Rama u acarua në momentin që gazetarja i përmendi dhunën policore në protestat e të rinjve. Kryeministri tha se policët janë më të dhunuarit, ndërsa gazetarja, Maria Tadeo i kujtoi Ramës se ekziston një dallim mes dhunës së ushtruar nga policia dhe asaj të protestuesve, pasi efektivët janë të pajisur me armë, ndërsa protestuesit jo. Kjo ndërhyrje solli reagimin e kryeministrit, i cili iu drejtua gazetares me pyetjen: “Po më provokon që të kemi diskutim apo e ke seriozisht?”. I revoltuar, Kryeministri tha se në momentin që do të mendojë që ai dhe qeveria...