Gazetarja: Materiale të SHISH për zyrtarë të rëndësishëm shtetërorë ju gjeten Agasit
Gazetarja: Materiale të SHISH për zyrtarë të rëndësishëm shtetërorë ju gjeten Agasit Detaje të reja janë bërë publike në lidhje me materialet e klasifikuara që dyshohet se janë gjetur në automjetin e Ergys Agasit, pas arrestimit të tij. Gazetarja Klodiana Lala deklaroi në emisionin “Opinion” se në pajisjet e sekuestruara janë zbuluar materiale sensitive të Shërbimit Informativ Shtetëror, përfshirë informacione që lidhen me zyrtarë të rëndësishëm të shtetit. Sipas Lalës, gjatë operacionit për arrestimin e Agasit në zonën e Plepatit, autoritetet sekuestruan tre telefona celularë dhe një pajisje tjetër elektronike. Nga këto pajisje, sipas saj, janë zbuluar materiale që lidhen me përgjime dhe vëzhgime të kryera nga SHISH. Një element që gazetarja e konsideroi veçanërisht të rëndësishëm është komunikimi mes Agasit dhe ish-drejtoreshës së SHISH,...
Burimi:
sot.com.al