Gazeta gjermane BILD: Protestuesit i vënë flakën Tiranës, kërkohet dorëheqja e Edi Ramës

Gazeta gjermane BILD: Protestuesit i vënë flakën Tiranës, kërkohet dorëheqja e Edi Ramës

Gazeta gjermane BILD: Protestuesit i vënë flakën Tiranës, kërkohet dorëheqja e Edi Ramës Pas protestave të ‘Flamingove’, tani edhe protestat studentore: Demonstruesit i vënë flakën Tiranës Nga Marc Oliver Ruehle, BILD Shqipëria nuk po gjen qetësi! Kryeqyteti, Tirana, është sërish skenë e trazirave të rënda. Gjatë protestave të dhunshme kundër qeverisë, të mërkurën mori flakë Ministria e Arsimit. Protestuesit vandalë thyen xhamat e dritareve, i vunë zjarrin edhe objekteve të tjera dhe u përleshën me policinë. Efektivët përdorën topa uji dhe gaz lotsjellës. Ky është tashmë dita e dytë radhazi me trazira të rënda. Pas trazirave studentore në Francë, tani edhe në Ballkan: qindra studentë dhe kundërshtarë të tjerë të qeverisë dolën në rrugë. Protesta e tyre drejtohet kundër kushteve të këqija të studimit dhe...