Gaza me thikë në palcë/ Kushner dhe Blair në misionin e fundit diplomatik

Gaza me thikë në palcë/ Kushner dhe Blair në misionin e fundit diplomatik

Presidenti amerikan Donald Trump po përpiqet të ringjallë planin e tij për paqen në Gaza, duke rikthyer në skenë dy figura të njohura: Jared Kushnerin dhe ish-kryeministrin britanik Tony Blair. Siç shkruan James Ball, Trump po përdor kanale jozyrtare diplomatike në një përpjekje për të kapërcyer ngërçin mes Izraelit dhe Hamasit. Kushneri, dhëndri i presidentit amerikan dhe ish-këshilltar i tij, u takua në Kajro me përfaqësues të Hamasit, ndërsa Tony Blair është përfshirë në përpjekjet për të gjetur një formulë të re për paqen dhe administrimin e Gazës. Takimet zhvillohen në një moment të vështirë për diplomacinë amerikane. Sipas Ball, Trump kërkon një sukses të rëndësishëm në politikën e jashtme, por përballet me një pengesë kryesore: kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu nuk duket i gatshëm të...