Gati për mbrëmjen “Ta Zbardhi Ftyrën” me sopranon e famshme Ermonela Jaho
Sopranoja e njohur shqiptare Ermonela Jaho është figura e edicionit të nëntë e mbrëmjes artistike “Ta Zbardhi Ftyrën” që organizohet tash e nëntë vjet nga gazeta online për art dhe kulturë KultPlus. Kjo mbrëmje artistike do të mbahet nesër, më 6 tetor, prej orës 20:00 në Amfitetarin e Bibliotekës Universitare në Prishtinë, ku do të prezantohet sopranoja Ermonela Jaho, nën përcjelljen e pianistes së njohur Lule Elezi. Mbrëmja artistike është e ndarë në dy pjesë, në pjesën e parë do të zhvillohet bashkëbisedimi me sopranon Jaho, format tashmë i njohur i mbrëmjes artistike “Ta Zbardhi Ftyrën”, kurse pjesa e dytë është e rezervuar për performancëm e sopranos Jaho. Në këtë mbrëmje, përpos Ermonela Jahos do të prezantohet edhe talentja e re Anna Krasniqi, praktikë e...
Burimi:
kultplus.com