“Gati për aventurën time të dytë, Italia një miks mes përvojës dhe rinisë”

“Gati për aventurën time të dytë, Italia një miks mes përvojës dhe rinisë”

Ka nisur java që shënon rinisjen e aventurës së Roberto Mancini si trajner i ‘azzurrëve’. Mandati i tij i dytë në krye të kombëtares do të nisë zyrtarisht të premten në mbrëmje, kur Italia do të presë Belgjikën në “Olimpico” të Romës, në ndeshjen hapëse të fazës së grupeve të Nations League Është një moment që trajneri e pret me padurim dhe me pritshmëri të mëdha. “U gëzova shumë kur u ktheva, kemi kaluar momente të mrekullueshme së bashku. Për mua është një kënaqësi e madhe. Konceptet që do t’u përcjell djemve do të jenë të thjeshta”, tha Mancini. “Për të fituar, duhet të jesh një skuadër që luan mirë, që e shijon lojën dhe që ka dëshirën për të arritur diçka të rëndësishme. Do...