Gates: Asnjë qeveri nuk është gati për ndryshimet që do sjellë Inteligjenca Artificiale
Bashkëthemeluesi i Microsoft, Bill Gates, ka paralajmëruar se asnjë qeveri në botë nuk është realisht e përgatitur për ndryshimet që Inteligjenca Artificiale do të sjellë në shoqëri. Në një intervistë për Reuters, Gates tha se qeveritë kanë mbetur prapa përballë zhvillimit të teknologjisë dhe paralajmëroi për ndikimin e AI në tregun e punës, rrezikun e sulmeve të mundshme dhe varësinë nga “shoqëruesit” digjitalë. “Asnjë qeveri nuk po merret me këtë në masën që duhet”, deklaroi Gates. Megjithatë, ai theksoi se Inteligjenca Artificiale mund të ketë një ndikim të jashtëzakonshëm pozitiv, veçanërisht në vendet e varfra, nëse teknologjia përdoret siç duhet dhe qasja ndaj saj është e barabartë. 1 miliard dollarë për Inteligjencën Artificiale Fondacioni Gates ka njoftuar se planifikon të investojë të paktën 1 miliard...
Burimi:
syri.net