Gashi: TID Durrës duhet të ndalet menjëherë! Nuk ka më asnjë justifikim

Gashi: TID Durrës duhet të ndalet menjëherë! Nuk ka më asnjë justifikim

Kryetari i Partisë Demokratike në Durrës, Adrian Gashi, ka reaguar për projektin TID Durrës, duke kërkuar ndalimin e tij dhe duke u pozicionuar në mbështetje të banorëve që prej muajsh kundërshtojnë ndërhyrjet që prekin pronat dhe banesat e tyre. Reagimi i Gashit vjen në një moment kur banorët i janë drejtuar zyrtarisht Bashkisë Durrës dhe institucioneve të tjera, duke kërkuar pezullimin e projektit, pas shfuqizimit më 30 korrik të VKM-së që shpallte një pjesë të Durrësit “Zonë të Re për Zhvillim”.  Sipas Gashit, institucionet nuk mund të vijojnë me projektin duke anashkaluar zhvillimet e fundit, ndërsa thekson se nga 74 banesa që preken nga TID Durrës, vetëm 20 janë përjashtuar. Ai kërkon ndalimin e projektit, duke nënvizuar se zhvillimi i qytetit nuk mund të bëhet...