Gashani pret kampionen Donjeta Sadiku: „Kosova është me ty!“

Gashani pret kampionen Donjeta Sadiku: „Kosova është me ty!“

3 September, 2026 - 15:33 Ministri i Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani, ka pritur sot kampionen e Kosovës, Donjeta Sadiku, pas suksesit të saj në Lojërat Mesdhetare „Taranto 2026“. Sadiku arriti të fitojë medaljen e artë në këto gara, duke ngritur flamurin e Kosovës në majën e podiumit dhe duke shënuar një tjetër sukses të rëndësishëm për sportin kosovar. Gashani e ka falënderuar boksieren për paraqitjen e saj, ndërsa ka bërë të ditur se Sadiku nesër niset drejt garave evropiane, ku do të kërkojë një tjetër rezultat të rëndësishëm. „E di që edhe atje do të luftosh me të njëjtin shpirt dhe vendosmëri. Na bëj krenarë edhe një herë, Donjeta!“, ka shkruar Gashani. Ministri ka theksuar se Ministria e Sportit dhe Rinisë do të vazhdojë...