Garancia Sovrane mbështet zgjerimin e prodhimit dhe eksporteve të vajit të ullirit në Elbasan

Garancia Sovrane mbështet zgjerimin e prodhimit dhe eksporteve të vajit të ullirit në Elbasan

Investimet në teknologji moderne dhe mbështetja përmes Skemës Kombëtare të Investimeve dhe Kredisë së Butë me Garanci Sovrane po i japin mundësi sipërmarrjeve në Elbasan, të zgjerojë prodhimin dhe praninë në tregjet ndërkombëtare. “Toka Olives Oil”, një prej brendeve të reja në prodhimin e vajit ekstra të virgjër të ullirit dhe ullirit të tavolinës, ka investuar në pajisje dhe linja të reja për përpunimin e ullirit, duke synuar rritjen e kapaciteteve dhe përmirësimin e mëtejshëm të cilësisë së produkteve. Në kuadër të Skemës Kombëtare të Investimeve, kjo sipërmarrje ka lidhur kontratë me Agjencinë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural (AZHBR) për mbështetjen e investimit në pajisje dhe linja për përpunimin e ullirit. Kompania është gjithashtu një prej përfitueseve të Kredisë së Butë me Garanci Sovrane. Përfaqësuesja...