No Image Available

Gara për Tiranën, Tabaku: Kandidati i opozitës duhet të ketë përvojë politike dhe menaxhuese

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka folur për sfidat e opozitës në prag të zgjedhjeve të ardhshme vendore, situatën brenda PD-së, protestat dhe profilin që duhet të ketë kandidati i opozitës për Bashkinë e Tiranës. Në një intervistë Tabaku u ndal veçanërisht te gara për kryeqytetin, duke argumentuar se modeli aktual i qeverisjes së Tiranës është konsumuar dhe se opozita ka nevojë për një kandidat që njeh administratën dhe realitetin e qytetit. E pyetur nëse kandidati duhet të jetë një figurë jashtë politikës, Tabaku u shpreh se për drejtimin e Tiranës nevojitet një profil me eksperiencë politike dhe aftësi menaxhuese. “Për këtë arsye mendoj që fibra politike duhet, sepse ke nevojë për një staturë tjetër për ta administruar Tiranën. Ka nevojë që të jetë...