Gara për finalen e Champions League më 2029, Webley apo Camp Nou? Sot pritet vendimi i UEFA-s
“Camp Nou” mund të jetë skena e finales së Champions League në vitin 2029, ndërsa UEFA pritet të marrë vendimin këtë të martë në Selanik të Greqisë. Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s do të mblidhet gjatë paradites, nga ora 09:00 deri në 13:00, për të përcaktuar stadiumet që do të presin disa prej finaleve kryesore të kompeticioneve europiane. Për finalen e Champions League 2029 janë paraqitur zyrtarisht dy kandidatura: “Spotify Camp Nou” i Barcelonës dhe “Wembley” i Londrës. Sipas raportimeve, stadiumi katalanas shihet si favorit për të fituar të drejtën e organizimit të ndeshjes më të rëndësishme të futbollit europian. Kandidatura e Barcelonës mbështetet nga FC Barcelona, Bashkia e Barcelonës, Generalitat de Catalunya, Federata Spanjolle e Futbollit dhe qeveria e Spanjës. UEFA është në dijeni të...
Burimi:
javanews.al