“Galaxy Men”, satira që sfidon maskulinitetin toksik përmes teatrit të kukullave

“Galaxy Men”, satira që sfidon maskulinitetin toksik përmes teatrit të kukullave

Në kufirin mes absurdit, humorit të zi dhe kritikës shoqërore, teatri i kukullave shndërrohet në një hapësirë ku modelet e maskulinitetit vihen në pikëpyetje. Shfaqja “Galaxy Men”, e trupës teatrore “Lovefuckers”, sjell në skenën e Schaubude Berlin një univers satirik, ku burrat që mishërojnë forma toksike të pushtetit dhe dominimit përballen me një dënim të pazakontë: dërgimin në hapësirë. Gjithçka nis me një këshill të përbërë nga kafshë të universit, të paraqitura përmes kukullave, të cilat vështrojnë gjendjen e botës dhe kërkojnë një përgjigje ndaj krizave që e karakterizojnë atë. Një papagall, një peshkaqen, një ujk dhe tri foshnja arrijnë në përfundimin se burrat duhet të largohen, duke vënë në shënjestër rolin e tyre në luftërat dhe konfliktet që shënojnë realitetin politik. Zgjidhja e tyre...