“Fytyra Ozempik” po tremb përdoruesit e injeksioneve për dobësim, ekspertët zbulojnë pasojat
Përdorimi i injeksioneve për humbjen e peshës po përhapet me shpejtësi në të gjithë botën, por ekspertët tërheqin vëmendjen për efektet që dobësimi i shpejtë mund të ketë në organizëm, veçanërisht në masën muskulore dhe elasticitetin e lëkurës. Prof. Dr. Ozlem Su Kucuk, drejtuese e Departamentit të Dermatologjisë në Fakultetin e Mjekësisë të Universitetit Bezmialem Vakif në Stamboll, rekomandon që personat që ndjekin këto trajtime të marrin çdo ditë 1 deri në 1.5 gramë proteina për kilogram të peshës trupore. Sipas saj, një ushqyerje e pasur me proteina ndihmon në mbrojtjen e masës muskulore gjatë rënies në peshë. Po ashtu, ajo këshillon aktivitet të rregullt fizik, sidomos ushtrime rezistence, si dhe konsumimin e mjaftueshëm të ujit. Një nga efektet e dukshme të humbjes së shpejtë...
Burimi:
javanews.al