“Futbolli në Shqipëri si një luftë bandash”, shpërthen presidenti i Flamurtarit, Sinan Idrizi: Përgjegjësi e Armando Dukës!

“Futbolli në Shqipëri si një luftë bandash”, shpërthen presidenti i Flamurtarit, Sinan Idrizi: Përgjegjësi e Armando Dukës!

Presidenti i Flamurtarit, Sinan Idrizi, u shfaq i revoltuar pas ndeshjes ndaj Besës, ku skuadra e tij barazoi me rezultatin 3 me 3, teksa nuk munguan polemikat në lidhje me vendimet e arbitrave, të cilët u bënë protagonist që në javën e parë të kampionatit. Në një intervistë të gjatë për televizionin “6+1 Vlora”, numri 1 i klubit vlonjat, deklaroi se futbolli në Shqipëri është kthyer në një luftë bandash. Idrizi ndër të tjera i bëri edhe një thirrje të drejtpërdrejtë presidentit Armand Duka, për të reaguar në lidhje me situatën që po kalon futbolli shqiptar në këto javë të para të sezonit të ri. “Kam 13 vjet kam kërkuar ligjin e sportit. Nuk bëhet! Kam kërkuar ndershmëri në futboll. Dua të di rregullat e...