FUSTANELLA: VESHJE SHQIPTARE, DËSHMI EVROPIANE DHE KRIJIMI I NJI SIMBOLI KOMBËTAR
Sami Flamuri Historia nganjihere ruhet jo vetëm në dokumente e deklarata politike, por edhe në fotografi, piktura dhe përshkrimet e udhëtarëve të huej. Fustanella, e cila sot njihet ndërkombëtarisht si pjesë e ikonografisë kombëtare greke, ka nji histori të gjatë e të dokumentueme në kulturën shqiptare. Përdorimi i saj nuk kufizohej vetëm në Shqipninë e Jugut apo në krahinat toske. Dëshmitë pamore të shekullit XIX e dëshmojnë praninë e saj edhe ndër shqiptarët Gegë të Veriut, sidomos ndër malësorë dhe burra me pozitë shoqnore. Fotografitë e Pjetër Marubit në Shkodër përbajnë nji dëshmi të jashtëzakonshme. Arkivi i tij fotografik ruen pamje të burrave shqiptarë të veshun me fustanellë, tue dokumentue nji veshje që ishte pjesë e jetës shoqnore dhe kulturore të krahinës shumë përpara se...
Burimi:
inforculture.info