Fushata më e shtrenjtë në histori, shpenzimet për zgjedhjet e mesmandatit në SHBA arrijnë 12 miliardë dollarë

Fushata më e shtrenjtë në histori, shpenzimet për zgjedhjet e mesmandatit në SHBA arrijnë 12 miliardë dollarë

Fushata e zgjedhjeve të mesit të mandatit në SHBA pritet të jetë më e kushtueshmja e regjistruar ndonjëherë, me koston totale të parashikuar të arrijë gati 12 miliardë dollarë, sipas Open Secrets, një organizatë e pavarur që monitoron financimin e fushatave, shkruan BBC. Pjesa më e madhe e shpenzimeve drejtohet nga grupe politike të jashtme, të njohura si Komitete Super të Veprimit Politik, Super PACS, të cilat derdhin shuma të mëdha parash në disa gara kyçe përpara ditës së zgjedhjeve më 3 nëntor. Donatori më i madh individual është biznesmeni miliarder Elon Musk, i cili ka shpenzuar pothuajse gjysmë miliardi dollarë duke mbështetur kandidatët republikanë, veçanërisht në Teksas, ku kanë selinë shumë nga kompanitë e tij. Sa është shpenzuar? Ekzistojnë rregulla se sa njerëz, parti...