No Image Available

FURTUNË NË POLICI/ SPAK zgjeron hetimin, në pranga shefi i Laboratorit Shkencor

Operacioni i SPAK në kuadër të hetimeve që lidhen me biznesmenin Ergys Agasi është zgjeruar edhe në strukturat e kriminalistikës së Policisë së Shtetit. Përveç masave të sigurisë ndaj drejtueses së SHISH, Vlora Hyseni, dhe kontrolleve ndaj ish-drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda, hetimi ka prekur edhe ekspertët kriminalistikë. Sipas të dhënave të raportuara, GJKKO ka vendosur masa sigurie ndaj dy ekspertëve të Policisë së Shtetit, njëri me detyrë në Tiranë dhe tjetri në Durrës. Në pranga ka rënë Fatjon Kalluci, shefi i Laboratorit Shkencor të Policisë, ndërsa është arrestuar edhe një biznesmen. Po ashtu, raportimet flasin për masa sigurie edhe ndaj punonjësve të tjerë të Policisë. Zhvillimet janë pjesë e të njëjtit operacion të SPAK, i cili është shtrirë në disa...