Fundi i luftës? Trump pritet të telefonojë Putinin dhe Zelenskyn pas bisedimeve për paqen

Fundi i luftës? Trump pritet të telefonojë Putinin dhe Zelenskyn pas bisedimeve për paqen

Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump, pritet të zhvillojë një bisedë telefonike me presidentin rus Vladimir Putin, pasi të informohet nga përfaqësuesit e tij për raundin e fundit të bisedimeve për paqen në Kiev dhe Moskë, tha një zyrtar amerikan për “The Kyiv Independent”. Trump do të konsultohet fillimisht me të dërguarit e tij, Steve Witkoff dhe Jared Kushner, përpara se të telefonojë Putinin dhe më pas të zhvillojë një bisedë me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, tha zyrtari. Telefonatat pritet të zhvillohen sot, më 7 shtator. Witkoff dhe Kushner zhvilluan më 6 shtator vizitën e tyre të parë në Kiev, ku u takuan me Zelenskyn dhe zhvilluan bisedime me ekipin e tij. Një ditë më parë, ata kishin zhvilluar një takim me Putinin në Moskë. Përpjekjet...