Fund fleksibilitetit në kufijtë e BE-së, priten vonesa dhe radhë në hyrje-dalje
Bota E Diel, 6 Shtator 2026 14:48 Udhëtarët që planifikojnë të hyjnë në Bashkimin Evropian mund të përballen me pritje më të gjata në pikat kufitare, pasi më 6 shtator përfundon periudha e fleksibilitetit për zbatimin e Sistemit të Hyrje-Daljeve (EES). Megjithëse afati ka përfunduar, disa shtete anëtare ende nuk janë gati të zbatojnë plotësisht kontrollet biometrike për shkak të problemeve teknike dhe mungesës së infrastrukturës së nevojshme. Sistemi EES parashikon regjistrimin elektronik të shtetasve nga vendet jashtë Bashkimit Evropian, përmes fotografimit dhe marrjes së gjurmëve të gishtërinjve në momentin e kalimit të kufirit. Komisioni Evropian nuk pranoi kërkesat e industrisë së aviacionit dhe turizmit për të zgjatur periudhën e zbatimit gradual deri në fund të vitit, duke lënë në fuqi afatin e përcaktuar. Kompanitë...
Burimi:
kohajone.com