Ftesa e Ramës për dialog kthehet në MEME, karriget para Kryeministrisë bëhen simboli i ironisë në rrjet sociale (FOTO)

Ftesa e Ramës për dialog kthehet në MEME, karriget para Kryeministrisë bëhen simboli i ironisë në rrjet sociale (FOTO)

Ftesa e kryeministrit Edi Rama për dialog me protestuesit ka “ndezur” rrjetet sociale me meme dhe ironi. Ditën e djeshme, Kryeministri u shfaq i “gatshëm” për tu ulur në bisedime me protestuesit, duke vendosur karrige me mbishkrimin “DIALOG” përpara godinës së Kryeministrisë. Por përgjigjja e protestuesve ishte e qartë: dorëheqje dhe refuzim i ftesës për dialog. Pamjet e karrigeve të hedhura e të thyera, së bashku me shkrimin “Dialog”, kanë pushtuar mediat këto dy ditë. Në disa prej memeve, Rama shfaqet me kryedemokratin Sali Berisha, e në disa të tjera Kryeministri është përballë kompozitorit Adi Hila. Zanafilla e protestës studentore, e cila është shoqëruar me revolta të ashpra nuk ishte një shpërthim i rastësishëm. Ajo erdhi si rezultat i një pakënaqësie të akumuluar prej kohësh...