FSHF investon në infrastrukturë / Përfundon rikonstruksioni i fushës me bar natyral në “Shefqet Lamçja”, terren për Euro U-21 2027
Ka përfunduar rikonstruksioni i fushës me bar natyral në Kompleksin Sportiv “Shefqet Lamçja” në Elbasan, një investim i Federatës Shqiptare të Futbollit që i shton futbollit shqiptar një tjetër terren modern dhe cilësor, të ndërtuar sipas standardeve të FIFA-s. Projekti ka përfshirë ndërhyrje të plota në infrastrukturën e fushës, duke nisur nga ndërtimi i bazamentit dhe sistemi modern i drenazhimit, deri te depozita e ujit dhe sistemi i vaditjes. Në fazën përmbyllëse është realizuar mbjellja e barit natyral, duke i dhënë kompleksit një terren të ri të përshtatshëm për zhvillimin e aktiviteteve të nivelit të lartë. Fusha e rikonstruktuar do të ketë një rol të rëndësishëm edhe në organizimin e Kampionatit Europian U-21, Shqipëri 2027. Ajo do të jetë një prej terreneve që do të...
Burimi:
sportekspres.com